Now Reading
Rudina Xhungës: Përse e nënvlerësoni Durrësin?

Rudina Xhungës: Përse e nënvlerësoni Durrësin?

Si shqiptare që jeton jashtë dhe larg Shqipërisë, por që ndjek me vëmendje zhvillimet në atdhe, çdo lajmë i mirë rreth vendit tim më gëzon tejmase.  Kështuqë kur pashë programin e fundit të Dritare  (Me 31 Korrik) të gazetares dhe moderatores së mirënjohur, Rudina Xhunga, kushtuar turizmit shqiptarë u gezova shumë dhe e ndoqa me shumë vemendje. Mirëpo u zhgënjeva disi nga anshmëria dhe fjalët negative thënë për qytetin e Durrësit nga moderatorja Xhunga.

Programi hapet në Durrës, në ambientet e jashtme të hotel Fafa Premium.  Z. Fatos Cerenishti, pronari i komplesit dhe Znj. Flora Xhemani Baba janë të pranishëm për një bisedë mbi turizmin veror në Durrës nga të huajt, si polakë dhe çekë.  Në sfond shfaqet pishina e hotelit dhe pushuesit që po darkojnë.  Eshte muzg dhe qetë.

dritare2
“Kanë pushtuar resortet tona në Durrës dhe Sarandë, resorte që as nuk i dinim se i kishim,” thotë znj. Xhunga për turistet e huaj. “Une jam në një të tillë. Kur ti hyn nuk e kupton që je në një resort në Durrës. Të ngjan sikur je në Turqi.”

Z. Cerenishti  shpjegon se si, qysh, tek ky ndryshim duke treguar dhe me shifra. 90% të pushuesve tek kompleksi i tij janë të huaj dhe vetëm 10% janë shqiptarë.  Ai tregon se si në këto dy vitet e fundit janë ngritur struktura formale midis agjensive turistike shqiptare dhe ato të huajve, kryesisht polake, çeke e në vende tjera në rajon.  Ai thotë që prej të huajve 80% janë polakë dhe 20% çekë, kryesisht qytetarë të shtresës së mesme.

Z. Cerenishti gjithashtu shton që këtyre pushuesve u pëlqen dhe turizmi kulturor, përfshirë turet nëpër qytetin e vjetër antik të Durrësit dhe në vende tjera në afërsi.  Gjithashtu ata shijojnë me shumë kuriozitet mbrëmjet argëtuese me elemente folklorike shqiptare, siç janë grupi i pleqve nga Kruja me veshje dhe muzikë tradicionale shqiptare, ndryshe nga Saranda ku turistëve ukrainas u ofrohej argëtim i Ukrainës dhe jo vendas.

Nderkohë znj. Xhunga i drejtohet gazetares së turizmit, Flora Xhemani Baba, duke e falenderuar që e bindi të vinte në Durrës.

“Unë me Florën fola në fillim kur i thashë më sugjero hotele në Sarandë edhe Vlorë se në Durrës nuk po ndaloj. Unë e kam paragjykuar gjithmonë Durrësin dhe nuk kam ndaluar. Nuk ndaloj në Durrës,” vazhdon znj. Xhunga duke theksuar sërish “Unë e kam paragjykuar. E kam pasur sa për të kaluar (duke bërë një gjest me krahun që nënkupton kalim të shpejtë).”

Znj. Xhunga ndoshta dëshironte të kuptonte se pse të gjthë këto të huaj vijnë në Durrës dhe jo në Vlorë?  Hodhi një mendim që ka të bëj me transportin dhe mungesën e një aeroporti pranë Vlorës.  Mbase. Sipas saj, është afërsia e Durrësit pranë aeroportit Rinas që i mundëson gjithë këto pushues të huaj të shijojnë qytetin e lashtë bregdetar. Mendoj se gjatë pjesës së programit që znj. Xhunga xhiroi në Durrës, ajo mund të përmendte më shumë fjalë të mira, inkurajuese apo pozitive per Durrësin;  Ndërkaq për Sarandën elozhet duket se ishin pambarim.

Për ta sqaruar arsyen e fluksit te pushuesve te huaj, ndërhyn gazetarja e turizmit Flora Xhemani Baba dhe shpjegon qartë dhe me pasion për punën e saj si promovuese e turizmit shqiptar, se nuk është vetëm afërsia me aeroportin por edhe gjëra të tjera që qyteti 3,000 vjeçar ofron, si përshembull akses të lehtë të vendeve antike në afërsi, si dhe fakti që qyteti i lashtë i Durrësit është vetëm 10-15 minuta larg zonave pushuese, çka u intereson vizitorëve të ardhur dhe për tours/turizëm.

Një bisedë e cuditëshme, por gjithmonë brenda kuadrit miqësor dhe shoqëror vijon në këtë moment:

Xhunga: Kur ndodhën kaq shumë gjëra në vëndin tonë?

Baba: Ndërkohë që ti bëje emisionet në Sarandë. (Me një nënqeshje miqësore).

Xhunga: (Duke parë rreth e rrotull me një vështrim paksa dyshues) A është pastër Fatos? Nuk po na dëgjojnë polakët.

Fatosi shpjegon që është shumë pastër, sic dhe tregojnë dhe vetë pamjet. Ai tregon se si ne tre vitet e fundit impianti i ri dhe kanalizime të reja kanë përmirësuar atë vend jashtë mase.

Në një pjesë tjetër kur znj. Xhemali Baba thotë “Pse dikush ankohet dhe shkon prapë në Dhërmi, ndërkohë që mund të vijë në Durrës, Shëngjin, Velipojë dhe gjej një shërbim të jashtëzakonshëm?  Në këtë çast znj. Xhunga me shumë takt dhe finesë e ndërpret dhe ndërron temën.

“Nejse unë të falemdnerit që më solle në Durrës, se unë  prap nuk do e bëja këtë vit,” thote znj. Xhunga duke buzëqeshur.

Me pas, duke iu drejtuar Fatosit znj. Xhunga thotë “Kjo zonë që duket si shkretëtirë (ndërkohë që është e mbushur me njerëz, lëvizje e plot pisha nga mbrapa), një zonë e frikshme, i erdhi fati në derë.”

“Duhet të vish pak më shpesh në Durrës,” përgjigjet me dashamirësi znj.  Xhemali Baba.

Zonja Xhunga bëri shumë mirë që e përqëndroi emisionin e saj të shumëndjekur në Durrës.  Ende ekzistojnë paragjykime për qytetin më të lashtë të Shqipërisë.  Prandaj edhe fjalët e një gazetareje si znj. Xhunga peshojne shumë dhe kanë  shumë ndikim. Ndaj shtrohet dhe pyetja: A i falet një gazetareje mos të ketë informacione te freskëta rreth një qyteti 30 km larg saj?  A i falet një gazetareje të jetë paragjykuese sic pohon dhe vetë dhe të vazhdojë të mbajë anshmëri?

Së pari dua të falenderoj znj, Xhunga për këtë program dhe përfitova nga rasti për të korigjuar disa keqkonceptime mbi Durrësin e lavdishem 3,000 mijë vjecar.  Mbi Durrësin e Katulusit Romak i cili e quajti atë “Taverna e Adriatikut”. Durrësi i Via Egnatias. Durrësi i Cezarit dhe Pompeit. Durrësi i Amfiteatrit më të madh të Gadishullit Ballkan. Durrësi i cili vetëm me një gërrmim nxjerr përherë në dritë vlera të paçmueshme. Durrësi i thesarëve arkeologjike.  Më në fund Durrësit po i kthehet vëmendja që i takon.

Delegacioni i Ambasadës Amerikane dje në Amfiteatrin Romak të qytetit të Durrësit.

Ju sugjeroj gjthashtu të zbuloni dhe frekuentoni Durrësin verior. Atë të Porto Romanos, të Bishtpallës, të Kallmit, të Gjirit të Lalzit, të Ishmit, të plazhit Portez, të Kepit të Rodonit… Durrësi nuk është dhe s’do jetë më kaos i spastrimit të parave të viteve 1990-2000+.  Të gjithë e kujtojmë Durrësin para viteve 90? Rërë e bardhë pafund, vija bregdetare më e gjatë e Shqipërisë, e mbuluar me pisha dhe palma.

Nëse vija bregdetare e Durrësit sot duket e shkatërruar, fajin e kanë politikanët dhe trafikantët të cilët e shinjestruan si zonën me të lehtë për të pastruar paratë me ndërtime pa kritere dhe materiale të dobëta. Dhe megjithatë Durrësi prapë është i bukur, prap po lulëzon dhe po rikthehet në vëmendjen e turizmit europian, sic e meriton.  Edhe njëherë falenderime për emisionin aq intrigues dhe interesant.

dr8

dr4
Currilat në perëndim

 

Pushime të paharrueshme !

Scroll To Top