Kjo është përulje, poshtërim i figurës së gruas shqiptare
Xing me Ermalin: Klani e ka bllokuar videon keshtuqe klikoni “watch on youtube” per te kuptuar kete fragment.
Nuk kam shumë të komentoj mbi këtë skenë sepse vërtet nuk di nga t’ja filloj. Jan dy burra me një far pushteti, me platformë dhe me emër që njihen nga i gjithë publiku shqiptar, duke u sjellur në një mënyrë skandaloze me një vajzë e punësuar tek kanali televiziv ku prodhohet dhe tranzmetohet programi. Ata qeshin me të, tallen, bëjnë shaka dhe batuta të pahijëshme, por të gjitha mbi kurriz të saj. Me madje dhe prekje të padëshirueshme ku të duket se Cani thot: “Kush është padroni yt? Unë!” Ajo aty është për orendi. Dhe për argëtim të meshkujve. Ndonjëher më duket si një orendi dhe një shërbëtore e bukur, e stiluar e kuruar por prap se prap një shërbëtore që përkëdhel egot e vogla dhe të pasigurta të Canit dhe Mamaqit. Dhe mbi të gjitha më duket si një objekt talljeje nga dy burra shumë herë më të pushtetshëm se ajo. Burra që flasin e diskutojnë jo vetëm në mënyrën më vullgare por sikur ajo mos të jetë fare e pranishme aty me ta. Flasin për të në vetë të tretë; Si një objekt dekorimi, pa veshë, pa ndjenja, vetem trup.
Jo ajo nuk është skllave, e ka zgjedhur vetë këtë punë, s’e ka detyruar kush por publiku shqiptar që patronizon këto lloj programesh si ka mundësi i quan këto skena normale dhe të mirëqena? Mos vallë duhet ta lemë Italinë dhe seksizmin e saj të famshëm pas dhe të ecim me hapat e anglezit? Përmend këto të dy sepse duket qartë që ne s’kemi modele dhe gjithnjë shohim diku tjetër për model. Modeli nuk duhet te jetë ky. Kjo është përulje, poshtërim i figurës së gruas shqiptare. Kjo është kultura që i mesoi Franca Arjan Canit? Përuljen e gruas?