Do Kthehesha në Shqipëri Nëse…
…ishte e mbushur me njerëz të bukur në shpirt. Ky vend aq i bukur ka shumë njerëz të mirë por dhe plot njerëz me vese që skapërdihen për ne të rritur në perëndim.
Me rastin e dy korrikut dhe si një nga ata qe iku tre muaj pas shpërthimit të ambasadave, po reflektojë mbi gjendjen e shqiperisë çerek shekulli më vonë dhe se në çfar kushtesh do kthehesha.
Vitet e fundit plot imigrantë profesionist janë kthyer e janë bërë pjesë e rëndësishme e elitës shqiptare. Për një kohë të gjatë vendi vuajti fenomenin të quajtur “brain-drain”, por tani plot njerëz me pervojë nga perëndimi, ide, vizion dhe profesionalizëm bëjnë pjesë të fuqishme të Tiranës.
Dhe unë e kam cuar në mendje kthimin por vetëm brenda disa kushteve. Do kthehesha me gjithë qejf e do kontribuoja në vendin tim, në qytetin tim vetëm nëse:
1. Njerëzit nuk do ishin të hidhur
2. Nuk do e kalonin kohën me ironi e sarkazma të pahijëshme me qëllim për të ulur tjetrin
3. Nuk do ishin shpërfillës
4. Do kishin minimumin e mirësjelljes në marëdhëniet e përditëshme me njëri tjetrin
5. Egoizmin dhe arrogancën e famshme a la shqiptare do ta lenin menjanë dhe të mesonin c’është përulësia në kuptimin e mirë të fjalës
6. Të ishin të urtë e të butë
7. Mos të shkëmbenin kunja dhe gozhda me njëri tjetrin
8. Fëmijët do ishin fëmijë dhe jo të rritur para kohe
9. Do ta kuptonin që vetëm dashuria – në cdo lloj forme – e shpëton dhe e zhvillon një njëri dhe një komb
10. Sipërfaqësorja (e cila mbizotëron në gjithcka) do përbuzej dhe të ngrihej në piedestal substanca, thelbi, shpirti.
11. Njerëzit do ishin mëshirues, zemërgjërë
12. Vajzat s’do e kishin mendjen të gjejnë një “burrë” më të madh se vetja me lekë e me shtëpi (gjendje) sapo lenë gjimnazin por do kultivonin mendjen, shpirtin dhe ambiciet e tyre
13. Personazhet publik do dukeshin, do ishin e do silleshin me dinjitet
14. Gazetarët do flisnin vetëm të vertetën, pra, faktet
15. Gazetarët do respektonin mysafirin dhe nuk do i drejtohenin me tendence, ironi, shpërfillje apo t’a nderprenin
16. Femra do vlerësohej dhe trajtohej si qënie e mrekullueshme dhe me respekt
17. Burrat nuk do bënin gara dhe lojëra psikologjike me femrat, me qëllim që ti poshtërojnë
18. Para se të vrisnin mendjen për problemet e botës së zhvilluar, të mernin masa për problemet aktuale të vendit, që prekin të gjithë
19. Shoqatat jo-qeveritare nuk do ishin thjesht fasada apo agjentura përcarëse por do punonin për të mirën e vendit
20. Nuk shpërbleheshin servilët por ato që krijojnë, kanë vizion dhe punojnë me ndershmëri.
21. Klienti do kishte gjithmonë të drejtë
22. Vendi mirëmbahej gjithmonë e jo vetëm në pragë të zgjedhjeve
23. Antivlera përbuzej dhe nuk pranohet, dhe vlerat të ktheheshin në fronë
24. Njerëzit të lexonin, sidomos klasikët
25. Administratat e ndryshme të bënin punët që duhet të zbatojnë dhe jo të presin për rryshfet
26. Nuk egsistonte klas “e paprekshme” dhe të gjithë të ishin të barabartë para ligjit
27. Nuk do kishte nepotizëm dhe favoritizëm, por meritokraci
28. Ujë dhe drita nuk do ishin më tema diskutimi por të garantuara
29. Vota nuk do blihej e as nuk shitej
30. Njerëzit do i zgjidhnin problemet mes tyre jo me sharje, kërcënime e vrasje por me dialog të qetë dhe të civilizuar
31. Mbeturinet do hidheshin në koshin e mbeturinave
32. Gënjeshtari, intriganti, hajduti dhe keqbërësi nuk do ishte shembull i “zotësisë” por shembull i së keqes
33. Thashethemet do përuleshin dhe do zhdukeshin para punës
34. Apatia nuk do egsistonte
35. Ndëshkimi do ishte i drejtë
36. Nuk do e kishin mendjen vetëm me ta “fut”
37. Ndërgjegja dhe sedra nuk do ishin vetëm koncepte abstrakte por do mbizotëronin
39. Thjeshtësia do ishte virtyt
40. Virtyti do ishte vlerë.