Do ta luj, Do ta luj! Yeah, Ronela Hajati mbetet më origjinalja
Muzika pop s’është asgjë vecse argëtim, sidomos për rininë e sidomos gjatë verës. Vitet kur pop, sidomos ai rock, kishte kuptim dhe i këndohej aspekteve të ndryshme të jetës (githmonë më tepër dashurisë) kan ikur. Pop i brezit milenium është komplet bosh. Pse kemi zgjedhur të shkruajm mbi dicka që nga shumë konsiderohet banalitet apo pa kuptim? Pikërisht sepse ndikon në rininë, në brezin e ardhshëm. Në imazhet, stilin, modën, dhe psikologjinë kolektive të një vendi. Edhe sepse duam të thejm pak mungesën e origjinalitetit duke prezantuar një këngëtare që bën “sic i don koka” e saj: Ronela Hajatin.
Në shqipëri e kosovë kjo industri është e mbushur, le të themi, me kopjacë – kopje herë të rëndomta, herë më me finese. Ka qenë një kohë e artë e muzikes pop në Kosove nga vitet 80-90, ku mbizotëronte origjinaliteti dhe artistët e asaj kohe tashmë njihen shumë mirë. Por, as kosova nuk po prodhon me origjinalitet në pop. Sa hap videot sheh imitime shabllon të pop yjeve Amerikan, qoftë Cardi B., Rihanna apo Beyonce (kjo e fundit preferohet më shumë në shqipëri). Instagram e ka shtuar dozën e mungesës së origjinalitetit. Aty sheh vetëm riprodhim pas riprodhimi të të njëjtës ide, imazhi, koncepti, pamjeje, vendi, stili. Një virus i pafund! Dhe vajzat tona sot, me shume pak përjashtime, jan bërë dashje padashje hallka të këtij zinxhiri viral ku cdo hallkë është kopje e tjetrës.
Në këtë mes dalluam që egsistonte një artiste e cila është dhe origjinale në stilin e saj por dhe nuk e mer muzikën pop aspak seriozisht ; Madje ajo loz me të, e përdor fiks për atë që është: për argëtim. Si një mace me një top fijesh, e ka kthyer në teatër komik. Shtuar kësaj është dhe fakti që mund të jetë e vetmja këngëtare pop në shqiptari e cila është krejtësisht e “pa bërë”: buzët e veta, hunda e vetë, gjoksi i vetë. Cudi e? Ronela Hajati e përdor pop për atë që është. Për zbavitje, për ironizim. Nuk përdor tekste baladash me beat kërcimi; Dy gjëra që nuk shkojnë bashkë dhe krijojnë disonancë dhe përcjojne fallsitet, por që jan elemente të rëndomta në pop bashkëkohor. Ajo e kupton cfar është pop. Jo për t’u mar seriozisht, as për të përcuar ndonjë mesazh por për t’u argetuar me të. Dhe në këtë prizëm, sipas nesh ajo mbetet më origjinalja në veprimtarinë e saj. Ndërsa të tjerët përpiqen të bëjnë Amerikanin me seriozitetin më të madh, Ronela është Ronela, pa e mar veten shumë seriozisht dhe me një dozë të madhe humori, autoironi dhe sarkazëm.